Ali Ahmeti ka nje porosi per Menduh Thacin

Lideri I BDI Ali Ahmeti në një brifing me gazetarët, është shprehur se tek Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk kanë shkuar si djemtë që bëjnë probleme. Ndërsa sa i përket takimit të përbashkët të liderëve shqiptarë, radhën e ka PDSH, dhe shpresoj që të njëjtën ta bënë pas festave të fund vitit, njofton Medial.mk

“ Kemi shkuar te Edi Rama për ta inkuadruar në bisedimet e përbashkëta një parti shqiptare, e cila nuk kishte dëshirë të kyqet. Dhe për këtë Edi Rama ka paguar një kosto të shtrenjte, prandaj mendoj se radhët për këtë takim të liderëve e ka PDSH për ta ftuar, dhe shpresoj që të njëjtën ta bënë pas festave. Ne si BDI deri më tani takimet të cilat i kemi thirrë, ftesë ju kemi bë të gjitha partive politike, se si do ta bënë PDSH nuk e di”, tha Lideri i BDI Ali Ahmeti,StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...