Ali Ahmeti komenton zërat për shumicë të re parlamentare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka komentuar zërat se në vend do të ketë shumicë të re parlamentare. Ka mohuar të njëjtën duke thënë se nuk pritet as rikonstruim i kabinetit qeveritar.

“Në radhë të parë, shumica parlamentare funksionon në kuadër të normalitetit. Nuk ka aspak përplasje, apo dallime në mes partnerëve të koalicionit. Sigurisht se ka dallime për tema të caktuara, por e mira është se për të gjitha çështjet arrihet konsensus në mes të palëve. Do të thotë nuk ka asnjë vështirësi në funksionimin e këtij koalicioni dhe aspak nuk mendohet dhe nuk arsye për një shumicë të re parlamentare. Kështu që gjithçka është duke funksionuar në kuadër të normalitetit. Nuk është diskutuar as rikonstruimi i Qeverisë aspak”, tha Ahmeti pas akademisë për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...