Aktuale
Ali Ahmeti mbështet zgjerimin e shumicës parlamentare
Kryeministri Zoran Zaev gjatë brifingut me gazetarët njoftoi se bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare kanë vazhduar edhe gjatë kësaj fundjave, ndërsa procesin e plotë mendon që ta përfundojë në fund të këtij muaji.
Zaev shtoi duke thënë se për zgjerimin e shumicës parlamentare se ka mbështetje edhe nga partneri i tij i koalicionit, Ali Ahmeti, por edhe partnerët e tjerë të koalicionit.
Ndërsa zgjerimin e shumicës parlamentare e vlerësoi si të nevojshëm, për shkak të vendimeve serioze që do ta presin Maqedoninë dhe për arsye të efikasitetit të Kuvendit.