Ali Ahmeti në Dollnen:Bdi kala e pamposhtur në 15 vjet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka vizituar mbrëmë komunë. E Dollnenit në mbështetje të kandidatit të BDI në këtë komunë Xhemil Qamili.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve lokale në komunën e Dollnenit, Kryetari Ahmeti u shpreh se Bashkimi Demokratik për Integrim kësaj radhe pret nga qytetarët e e komunës së Dollnenit e veçanërisht nga banorët e Cërnilishtes tia  kthejnë krenarinë komunës, të krijojnë bashkimin më të madh të gjitha fshatrave tjerë duke filluar nga Debreshi, Lazhani, Zhitosha sespe ju keni një mision historik prandaj sytë i kemi tek ju sepse Ju do t’i afroni të gjithë, do ti bashkoni të gjithë.

Ndërkohë, Z. Ali Ahmeti tha se komuna ju takon të gjithë juve prandaj duke u bashku gjithë ju i ktheni një të mirë të këtij vendi për të gjithë komunitetet që jetojnë në këto hapësira. Xhemili duhet të fitoj sepse një nga programet më të mira i ofron Xhemili në saje të gjithë përkrahjes që ja ka thanë dhe ja jep Bashkimi Demokratik për integrim. Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë e pamposhtur pavarësisht se 15 vite kanë luftuar për ta mposhtur por a mposhten malet, a rrëzohen malet, jo. Ju duhet të organizoheni shumë mirë, ju duhet të jeni të shumë afërt me gjithë njerëzit në këto hapësira pavarësisht partive tjera që kanë kandidat, thirrni me ju të vijnë se rruga juaj është më e mara, rruga juaj është më e sigurta për të gjithë njerëzit që jetojnë në këto hapësira. Prandaj ecni përpara, ecni përpara dhe dilni të gjithë të jeni me Xhemilin me bartësin e listës që është nga Debreshi me këshilltarët. Të gjithë së bashku të festojmë me 15 tetor, votoni numrin 3 ai është Xhemili juaj, Xhemili që do të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto vendbanime.

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune në komunën e Dollnenit Xhemil Qamilit në mitiningun e mbajtur mbrëmë para banorëve shpallosi programin duke prezantuar njëherit disa nga projektet më të rëndësishme të cilat pritet të realizohen në mandatin e tij të ardhshëm katër vjeçar.

Duke folur për projektet e para që parashihen të realizohen për qytetarët e komunës së Dollnenit z. Xhemail Qamili tha se në këtë tubim madhështor po e shpalos platformën zgjedhore me moton ta rikthejmë komunën bashkërisht.

“Për dallim nga oponentët tanë politik të cilët e luajnë rolin e tyre të përçarësit sot këtu para jush dalim me ofertë programore për prosperitetin tuaj për zhvillimin tuaj ekonomik për shëndetin tuaj dhe mirëqenien sociale për zhvillim të infrastrukturës të ambientit jetësor me një fjalë për një jetë më të mirë për të gjithë.

Xhemil Qamili prezantoj disa nga projektet e parapara që kanë të bëjmë me asfaltimi e rrugëve dhe rrugicave nëpër gjitha vendbanimet e komunës së Dollnenit, rregullimi i shtretërve të lumenjëve që kalojnë përmes fshatrave të komunë së Dollnenit . Në këtë drejtim në vlerë kapitale e potencoi hapjen rrugës që lidh Dollnenin me komunën e Velesit e cila do të jetë arterie vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.StrugaLajm

Xhemil Qamili me keqardhje potencoi se garnitura e mëparshme politike në komunën Dolnenit arritën deri në at shkallë që fëmijët tanë në shkolla të mos kenë kushte elementare për mësim, pa rrymë , pa dru, pa nxehje me dritare të thyera dhe borxh prej disa qindra mijë eurosh.

Z.Xhemil Qamili u zotua para të pranishmëve në mitingun parazgjedhorë se se me Bashkimin Demokratik për Integrim  arsimi do ta ketë vendin e duhur dhe për ketë arsye në shkollën fillore Ismail Qemali është paraparë ndërtimi shtesë edhe i tre klasave për nevojat e nxënësve, do të rikonstruojë edhe shkollën Liria në Zhitosh.

Xhemil Qamili në fund të fjalimit të tij ftoi anëtarë dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për integrim  me 15 tetor të dilni në mënyrë masovike e të votoni numrin tre te votoni për vetveten, për ardhmërinë më të mirë për brezin tonë më të ri.

In : Aktuale

Loading...
loading...