Ali Ahmeti: Ne fituam zgjedhjet, kjo qeveri nuk ka legjitimitet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë u shpreh se BDI nuk konteston legjitimitetin e tyre në zgjedhje, por partia e Mickoskit nuk respektoi legjitimitetin te shqiptarëtStrugaLajm

“Do të demonstrojmë pakënaqësinë tone, revoltën tone me vendimin e tyre jo të drejtë që nuk respektuan legjitimitetin e fituar nga BDI dhe Fronti të cilët bashkë bënë fushatën dhe bashkë shënuam fitoren e radhës”, tha Ahemeti.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe BDI do të angazhohet që të sqarojë opinionin se ky shtet ka ardhmëri dhe perspektivë duke respektuar votën e lirë, legjitimitetin i cili buron nga sovrani.

“Ne kemi fituar zgjedhjet. Para 18 viteve u bë ky gabim. Brenda 18 muajsh u organizuan zgjedhjet e parakohshme. Në ato zgjedhje fitoi BDI dhe filloi reflektimi në drejtim të respektimit të votës së lirë”, tha Ahmeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...