Ali Ahmeti nga Likova: Zhvillimi i Likovës vazhdon me BDI

Likovë, 10 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Likovë duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Erkan Arifi, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Zekirja Shaini, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Likovë.

Banorëve të Likovës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe kandidati për kryetar komune Erkan Arifi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Erkan Arifit duke e vlerësuar lartë punën e tij tashmë të dëshmuar me ardhjen në krye të komunës duke thënë se është njëri nga kryetarët që ka realizuar më së shumti projekte në Likovë.StrugaLajm

“Gjithmonë ne ia kemi dal, sepse ka vendos populli dhe popullit duhet t’i prijshë, popullit duhet ti ofrosh alternativë dhe platform, nuk e kemi pasur lehtë sidomos 12 vitet e para sepse duhej të realizohen çështje të rëndësishme që nga Universiteti deri tek simbolet kombëtare. Me infrastrukturë tërësisht komunat të anashkaluara, sigurisht që më kujtohet se sa debatin e kemi bërë në fshatrat e Karadakut. Tash, dolem me Agjendën e gjelbër, me agjendën e kohës europiane, moderne por edhe që përmirëson mënyrën e jetesës. Kapitulli 24 për anëtarësim në BE është një nga më të ndërlikuarit, sepse jeta e njerëzve varet se si e organizon ambientin. Për këto vite kemi investuar në kuadro dhe unë jam krenar që këto investime janë vërtetë të dëshmuara me punën e tyre në gjitha nivelet”, tha në fjalën e tij kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...