Ali Ahmeti nuk do që Zaevi të garojë për president!


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm në klubin e deputetëve, u shpreh kundër idesë që Zoran Zaev të jetë kandidat për president. Një kundërshtim të tillë Ahmeti e ka bërë në mënyrë indirekte, transmeton Gazeta Lajm.

StrugaLajm

I pyetur nëse BDI do ta përkrahte Zoran Zaevin për president, Ahmeti tha se nuk do të ishte mirë që lideri i një partie politike, në këtë rast i LSDM-së, të jetë kandidat për president, shkruan MIA. Ahmeti ka perjashtuar njekohesisht mundesine qe ai vete te kandidaohet per president.

Edhe Zaev ka përjashtuar mundësinë që të kandidohet për president shteti. “Mbetem në pushtetin ekzekutiv, ky është qëndrimi im”, ka theksuar Zaev.

In : Aktuale

Loading...
loading...