Ali Ahmeti: Nuk janë shumë qytetarët pa shtetësi, problemi u politizua (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerëson se problemi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që nuk kanë shtetësi është politizuar, shkruan gazeta LAJM. Ai, tha se numri i qytetarëve pa shtetësi nuk është aq i lartë siç paraqitet në opinion dhe se punohet vazhdimisht në zgjidhjen e këtij problemi.

“Kjo temë është mjaftë e politizuar. Është mirë që ju mediumet të takoheni me autoritetet e Ministrisë së Brendshme apo statistikave sepse po të jep unë shifra apo informacion, do të merret si informacion politikë. Unë ju them që nuk janë mijëra siç po flitet, janë numër jo shumë, por që janë në proces të zgjidhjes së statusit të tyre. Ka angazhime të përditshme në këtë drejtim”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

I pyetur lidhur me zërat për formimin e një shumice të re, Ahmeti tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodh pasi shumica aktuale është stabile, shkruan gazeta LAJM.StrugaLajm

“Shumica parlamentare funksionon në kuadër të normalitetit. Nuk ka aspak përplasje apo dallimet mes partnerëve të koalicionit. Sigurisht që ka dallime për tema të caktuara por e mira është që për të gjitha çështjet arrihet konsensus në mes të palëve. Nuk ka asnjë vështirësi në funksionim të këtij partneriteti, këtij koalicioni dhe aspak nuk mendohet dhe nuk ka arsye për një shumicë të re parlamentare. Gjithçka funksionin në kuadër të normalitetit. Për rikonstruimin nuk është diskutuar dhe nuk është menduar”, u shpreh Ahmeti.StrugaLajm

A mund të pritet që BDI të bëjë ndodnjë ndryshim në kabinetin qeveritar?
“Në BDI, unë nuk jam as arbitrar, as autoritar, dmth e kam lënë fjalën e lirë. Mendimi ndryshe të jetë funksional. Kështuqë, mos mendoni se ka zhvillime shqetësuese apo diçka të tillë. Bile unë inkurajoj mendimin ndryshe dhe në fund vendos shumica e organeve”, u shpreh Ahmeti.

Kreu i BDI-së, përjashtoi mundësinë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
“Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme, mendoj se ato organizohen në raste krizash, apo kur nuk fuknsionin parlamentit apo vendosja në ngërç e institucioneve të ekzekutivit. Diçka të tillë nuk ka dhe nuk pres të ketë në të ardhmen sepse nuk është interes i shtetit në këtë situatë”. Këto komente Ahmeti i bëri pas Akademisë solemne me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës që u organizua në Shkup./Gazeta LAJM

In : Aktuale

Loading...
loading...