Ali Ahmeti: Pa dyshim se shqiptarët do të votojnë “për” anëtarësimin në NATO

Ali Ahmeti: Pa dyshim se shqiptarët do të votojnë “për” anëtarësimin në NATO

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dje në emisionin “Opinion” ka deklaruar: “Dhe, pa dyshim se shqiptarët votojnë “për” anëtarësim në NATO dhe BE, dhe shqiptarët votojnë për arritjen e synimeve të tyre për një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë”, transmeton Portalb.mk.

Lideri i BDI-së gjithashtu ka thënë se me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, kontestit Maqedoni – Greqi po i vie fundit dhe se ai nuk është revanshizëm.StrugaLajm

“Përderisa jetojmë në një shtet, ne duhet të kujdesemi për historinë dhe identitetin e njëri-tjetrin. Unë nuk jam për revanshizëm. Ne duhet të japim porosi se ne nuk duam të sundojmë, apo të jemi arbitrazh në probleme tjera. Bëjnë gabime ata që deklarojnë se nëse shqiptarët kyçen në zgjidhjen e emrit, sepse këto deklarime nuk janë në shërbim të së mirës. Tani është koha për anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në”, tha Ahmeti.StrugaLajm

Identiteti i bashkëqytetarëve tanë maqedonas dhe vet Maqedonia, ka shtuar Ahmeti, e kanë vështirë të mbijetojnë jashtë NATO-s dhe BE-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...

This will close in 0 seconds

©