Ali Ahmeti: Po i vrave shpirtin popullit, trupi kot jeton

Në koncertin që i ngjanë një ode shqiptare, që u mbajt sot në Shkup, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka bërë një kronologji të ngjarjeve që sollën deri te 17 shkurti i 2008-s – Pavarësinë e Kosovës, siç shënohet ndryshe në troje, Dita e Plisit.

Ka kujtuar rilindasit dhe të gjithë atdhetarët shqiptarë, që siç tha, “nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre që të jenë në shërbim të kombit”.

Duke përmendur se në koncert i pranishëm është edhe këngëtari Ilir Shaqiri, Ahmeti vlerësoi se rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës shqipe kanë pasur edhe këngëtarët.StrugaLajm

“Të gjithë ata që kanë kontribuar, sepse janë të shumtë, këtu është edhe Iliri. Ilir, po i vrave popullit shpirtin, trupi kot jeton. Kështu që edhe luftëtari, edhe këngëtari shpirtin na e kanë mbajtur gjallë”, tha Ahmeti më tej.

In : Aktuale

Loading...
loading...