‘’Alla Kompani’’, sjell teknologjinë e fundit për përpunimin e qelqit
‘’Alla Kompani’’, me seli në Strugë, përndryshe një nga kompanitë më të mëdha prodhuese të dyerëve dhe dritareve në Maqedoni me produkt të parë ,aluminin dhe plastikën, falë një investimi të konsiderueshëm së fundi ka vënë në punë repartin e ri të përpunimit të qelqit . Me këtë investim ‘’Alla Kompani’’ tashmë e njohur jo vetëm në Maqedoni por edhe në Zvicër ,Gjermani dhe Austri ku prej vitesh eksporton dyer dhe dritare të profilit Salamander është një nga kompanitë e rralla që plotëson ciklin prodhues edhe në drejtim të repartit të qelqit të kategorisë termopan ,repart në të cilin janë instaluar makinerit dhe teknologjitë më bashkohore me një kapacitet prej më shumë se 250 qelq termopan. ’’Alla Kompan’’,është një nga kompanitë që prej kur është themeluar para 20 viteve nga viti në vit është zgjeruar duke ofruar siguri për 35 të punësuarit dhe ata që do të punësohen në të ardhmen.Investimet janë të vazhdueshme në ‘’Alla Kompani’’, së shpejti do të startojë edhe investimi për ngritjen e Repartit të përpunimit të aluminit me të cilin do të përmbyllet i gjithë cikli prodhues i dyerëve dhe dritareve duke e shndërruar këtë kompani një nga më të kompletuarat jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë.Ndërkohë, një risi së fundi po në ‘’Alla Kompani’’ është edhe prodhimi i dyerëve të hyrjeve(atyre kryesore) në stilin gjerman një produkt që për herë të parë futet në tregun e këtushëm. (Strugalajm.com)