#AlloOpozita, ku ju ka mbetur o-ja?

Bekim Qoku

(O)pozita shqiptare në Maqedoni konceptit ‘opozitë’ ia ka zhdukur o-në. Opozitë rëndom do të thotë ‘kundërvënie’ por këtu tek ne kjo o-ja përdoret vetëm si thirrje kur i drejtohemi dikujt, psh O Ali!, O Amdi! O Zaev! O jahu! dhe shumë më shpesh O Pozitë! O Pozitë! O Pozitë, bre!StrugaLajm

Por megjithatë, mos shohim vetëm zi, me ndërhyrjen e fuqishme të (o)pozitës shqiptare, për punën e shovinizmit në institucione, e suspenduan një shef sektori. Ky është një sukses i vërtetë. Se po të mos ishte (o)pozita shqiptare, me siguri do të kishin suspenduar vetëm ndonjë shef njësie.StrugaLajm

(Nesër me datë 5.4 psh në Kuvend mblidhet Komisioni për arsim, shkencë dhe sport. Le të thuhet aty diçka, të kërkohet shkarkimi i drejtorit, të kritikohet mungesa e gjuhës shqipe në Faqen e internetit e Agjencionit)


Loading...
loading...