BLENDI PETROL
AktualeStruge

Alsat m:MPB-ja procedon paraqitjen për incidentin në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

Nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës vazhdojnë të heshtin dhe të mos sqarojnë publikisht zhvillimet e një dite më parë. Sa u takon informacioneve të shpërndara nga inspektorët, ata thanë se emrat e përmendur nuk janë pjesë stafit akademik të UNS-së por nuk dhanë sqarime të tjera. Bëhet fjalë për kreun e Strugës Ramiz Merko dhe për bashkëshorten e rektorit dhe kreut të bordit drejtues të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, Besa Kadriu, për të cilët inspektorët thonë se kanë diploma të panostrifikuara. Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është përballur me disa procese në të cilat janë kontestuar veçanërisht studimet e ciklit të tretë.

Programe studimore të ciklit të tretë në UNS

  • Marketing dhe menaxhim financiar, Fakulteti ekonomik
  • Jurisprudencë, Fakulteti i drejtësisë
  • Shkenca politike, Fakulteti i shkencave politike

Ky institucion, në vitin 2014 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë Vendim të përkohshëm për fillim me punë të programeve studimore të ciklit të tretë, kurse në tetor të 2016, i njëjti institucion e ka shfuqizuar atë. Vendimi i MASH-it për shfryqizimin e studimeve të doktoraturës në UNS shënon:

 Vendimi i Ministrisë së Arsimit

Nuk janë plotësuar kushtet në pajtim me dispozitat e Ligjit për arsim të lartë dhe Rregullores për norma dhe standard, për themelimin e njësive të arsimit të lartë.

UNS-ja më vonë ka ankimuar vendimin e MASH-it në Gjykatën Administrative e cila ka vendosur në favor të universitetit, vendim të cilin më vonë e ka konstatuar edhe Gjykata e lartë administrative në shkallën e dytë. Megjithatë arsye për këtë vendim të gjykatave ka qenë fakti që Ministria e Arsimit, nuk ka bashkëpunuar për të aryetuar me dokumentacion të kompletuar vendimin që ka marrë.

Gjykata e lartë administrative

MASH-i nuk i ka dorëzuar dosjet e kompletuara të cilat janë të nevojshme që gjykata të marrë vendim. Me të drejtë Gjykata Administrative ka vlerësuar se nuk mundet me siguri të vërtetojë nëse MASH-i ka konstatuar në tërësi gjendjen faktike dhe nëse në mënyrë ligjore ka respektuar të drejtën material.

Mbetet e paqartë se pse Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka sjallë një Vendim të përkohshëm për universitetin, ndërkohë që ligji për arsimin e lartë nuk e parashikon një vendim të këtillë. Po ashtu e paqartë mbetet edhe arsyeja se pse kjo ministri nuk ka bashkëpunuar me gjykatën për të argumentuar arsyet për shfuqizimin e studimeve të doktoraturës në UNS. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Alsat M për punën e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.

Fatlume Dervishi

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button