Alternativa e Google e bën Zoom të padobishëm

Sipas CEO të Google Sundar Pichai, Google Meet është përmirësuar më tutje gjatë kësaj periudhe me titra në kohë reale dhe cilësi më të mirë imazhi në dritë të pakët.
Alternativa e Google e bën Zoom të padobishëm
Google Meet është tashmë i disponueshëm dhe falas për të gjithë që kanë një llogari në Google duke ju lejuar të bëni video thirrje deri në 100 pjesëmarrës njëherazi pa paguar asgjë.

Më përpara Google Meet ofrohej vetëm për bizneset me një llogari premium në G-Suite por muajin e kaluar kompania tha se do të eliminonte këtë hendek dhe ta ofron falas për të gjithë.

Thirrjet janë të limituara në vetëm 1 orë por Google nuk do të aplikojë këtë kufizim deri në fund të Shtatorit, deri atëherë thirrjet mund të zgjasin një ditë të plotë.

Sipas CEO të Google Sundar Pichai, Google Meet është përmirësuar më tutje gjatë kësaj periudhe me titra në kohë reale dhe cilësi më të mirë imazhi në dritë të pakët.StrugaLajm

Për ta provuar ju ftojmë të vizitoni https://meet.google.com, ose të shkarkoni aplikacionin për iOS dhe Android.

Përveç se hapi aksesin në këtë shërbim, Google ka punuar për integrimin e tij direkt në Gmail. Gjithashtu është zgjeruar ndërfaqja duke lejuar shfaqjen e deri në 16 pjesëmarrësve nga 4 që ka qenë me herët. /PCWorld

In : Aktuale

Loading...
loading...