Ambasada e Kosovës me sqarim: Nuk nevojiten PCR teste për qytetarët e Maqedonisë

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, thotë se nuk janë të sakta informacionet që Kosova ka vendosur sërish PCR testet negative si kusht për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për gazetën Lajm, Dedaj thotë se është bë listë e re e vendeve, por në të nuk është përfshirë Maqedonia.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe më tej mund të shkojnë në Kosovë pa teste negative PCR. Sot është bë ndryshim i listës së vendeve për qytetarët e të cilave nevojitet test negativ dhe është krijuar shkurtimisht një keqkuptim se edhe Maqedonia e Veriut është e përfshirë në atë listë. Ky keqkuptim është sqaruar shpejtë”, deklaroi Dedaj për gazetën Lajm.StrugaLajm

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Ilir Hasani ka deklaruar se nuk duhet test PCR për Kosovë.StrugaLajm

Deklaratat e tij vijnë pas një informacioni se Kosova sërish ka vendosur teste PCR nëpër pikat kufitare.

Nga MPB thonë se nga pika kufitare Bllacë kanë marrë njoftim se nga data 23 dhjetor 2020 për hyrje në Kosovë për shtetas të Maqedonisë është i nevojshëm testi PCR, ndërsa për kalim transit testi nuk është i nevojshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...