“Amerika po i mbyll shtëpitë në Strugë”

Boshatisja e Strugës po vazhdon me ritme të shpejta. Përveç vendeve të Europës, tashmë në shënjestër të qytetarëve shqiptarë të Strugës është edhe Amerika mëson Strugalajm.com . Edhe pse nuk ka një statistikë zyrtare, është i konsiderueshëm numri i struganëve që nëpërmjet bashkimit familjar janë shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm vitin e fundit, siç informohet Strugalajm.com nga banorët lokal të disa fshtarave si:Ladorishti, Frëngova,Shumi,Zagracani ,Pohumi dhe fshatar të tjera drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë zhvendosur me dhjetra familje.Kjo tendencë është prezent pothuajse në të gjithë lokalitetet e Strugës dhe në vet qytetin. Pasi një familjar i cili më herët ka rregulluar qëndrimin në SHBA aplikon për anëtarët e tjerë, duhen më shumë se 10 vite për një përgjigje, e cila në pjesën më të madhe është pozitive.Kjo tendencë nuk është e izoluar dhe vetëm në fshatrat e kësaj ane, por prezentë në të gjithë vendbanimet shqiptare në Strugën, gjykuar nga niveli i njëjtë i tendencave migratore që kanë përfshirë Strugën në të kaluarën.Boshatisjen e Strugës e ilustron edhe situata në shkolla ku nga viti në vit zvogëlohet numri i nxënësve. Struga është një nga qytetet dhe komunat në vend që ka një mërgatë të fuqishme në vendet europiane dhe tejoqeanike, e cila nëse motivohet të investojë në vendlindje padyshim që do ketë një impakt zhvillimor dhe do të ndikoj pozitivisht në daljen nga stanjacioni ekonomik apo kriza që mbizotëron viteve të fundit.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...