Anëtari i LSDM: Na konvenon sherri mes partive shqiptare

 

Një anëtar i LSDM në Shkup thotë se partisë së tyre i konvenon konflikti dhe kacafytjet mes partive shqiptare. Ai këtë e ndërlidh me zënkat e fundit mes BDI dhe Aleancës për Shqiptarët, duke thënē se kjo po i konvenon.

”Në këtë mënyrë ato po harxhojnë energji mes vete duke defokusuar qëllimet dhe premtimet e tyre politike. Ne përfitojmë kështu dhe në mënyrë të përkryer bëjmë punët tona. Ashtu ndodhi me buxhetin.Ne e bëmë punën mē të madhe, e ata zihen non stop”, thekson për INA, anëtari i lartë i LSDM dhe i afërt me krerë të lartë të kësaj partie.StrugaLajm

Sipas tij sa më gjatë të ketë këso debate, LSDM do të përfitojë edhe më shumë tek elektorati shqiptar, sepse rritet zhgënjimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...