Ankesa për Wizzair

Ne redaksine e „Shtegu.com“ eshte paraqitur nje pasagjer, i cili gjate dites se djeshme ka perjetuar golgote te vertete.

Ne te vertete, ai kishte rezervuar bileten e udhetimit per ne relacionin Shkup-Keln me avio-kompanine „Wizzair“ sipas te gjithave normave dhe rregullave te fluturimit. Ne aeroportin „Aleksandri Madh“ i thone se avioni eshte duke u nisur dhe nuk ka vend per te. Me gjithe perpjekjet per te realizuar udhetimin, ai mbetet nen meshiren e nepunesve te avio-kompanise, se bashku me te edhe tre persona te tjere.

Njeri nga nepunesit i spjegon se kjo kompani rregullisht i shet nga 3-4 bileta me teper, duke rrezikuar biletat e udhetareve te pafajshem. Me ndihmen e nje nepunesi zemergjere, ne momentin e fundit pasagjeri arrit te hipe ne avion dhe te shpetoje nga humbja e vendit te punes ne Gjermani. Tre pasagjeret e tjere per fat te keq nuk kishin fatin e te parit dhe mbetem me bileta ne dore.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...