Anketa e Institutit Amerikan NDI: LSDM dhe BDI humbin zgjedhjet lokale

Anketa e Institutit Amerikan NDI: LSDM dhe BDI humbin zgjedhjet lokale

Instituti Amerikan NDI (Instituti Nacional Demokratik) ka publikuar një anketë të cilën e ka realizuar gjatë periudhës mars dhe prill.

Sipas anketës nga partitë politike rejting më të madh ka VMRO-DPMNE me 14%, LSDM ka 10%, BDI-5%, Aleanca ka 4% pa llogaritur këtu edhe Alternativën, ndërsa E majta ka 5%.

Tani më dihet se në zgjedhjet lokale, LSDM ka deklaruar se do të koalicionoj me BDI-në dhe se bashku do t’i futen garës për të parët e komunave.

Sipas anketës, në rast se opozita bashkon forcat, pra VMRO-DPMNE së bashku me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativë, atëherë ato do të jenë fitues absolut në pothuajse të gjitha komunat.StrugaLajm

Deri tani një bashkëpunim i tillë vetëm është përmendur ndërsa me shumë gjasa mund të ndodh në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale.

In : Aktuale

Loading...
loading...