Anketa e lajm: Ziadin Sela duhet të jetë kryeministri i parë shqiptar, jo Ali Ahmeti ose Musa Xhaferi

Anketa që është zhvilluar në disa qytete të ndryshme, tregon se shumica e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut preferojnë Zijadin Selën për kryeministër të parë shqiptar.

Edhe pse kjo ide e paraqitur para 6 viteve nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tani është “ricikluar” prej BDI-së, shqiptarët e përfshirë në këtë anketë gazetareske, nuk e përkrahin idenë që kryeministri i parë shqiptarë të jetë nga radhët e partisë së Ali Ahmetit. Po ju sjellim disa nga qëndrimet e qytetarëve të anketuar.

“Zijadin Sela sakrifikoi për rrëzimin e regjimit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ai duhet të jetë kryeministër”, ka thënë Fatoni nga Tetova.

“Nuk është me rëndësi nga cila parti do të jetë, me rëndësi është të kemi kryeministër shqiptar”, thekson Fehmiu nga Kërçova.StrugaLajm

“Duhet ende shumë kohë të kemi kryeministër shqiptar. Mos i dëgjoni pallavrat e politikanëve”, thotë Behluli 62 vjeçar nga Gostivari. Duke sqaruar idenë për kryeministër shqiptar, simpatizuesit e BDI-së theksojnë se kjo parti e bëri Talat Xhaferin kryetarin e parë shqiptar të parlamentit në Maqedoni. mirëpo shumë qytetarë vlerësojnë se pikërisht dështimi i Talat Xhaferit në këtë post tregon se BDI nuk meriton postin e kryeministrit.StrugaLajm

Që nga paraqitja e kësaj ideje, si emra të mundshëm të BDI-së për “kryeministër shqiptar” janë lakuar Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Mirëpo qytetarët e anketuar nuk tregojnë shumë simpati për këto dy emra.

“Jo nuk duhet të jetë nga radhët e BDI-së. Edhe Talat Xhaferi u bë kryetar Parlamenti po nuk patëm kurrfarë dobie prej tij. Shqiptarët më së shumti u dënuan kur ministri ishte nga radhët e BDI-së ”, ka deklaruar Arjeta nga Struga. “Kush e liron Grupin e Kumanovës nga burgu ai duhet të bëhet kryeministër shqiptar”, shprehet shkurt Avdi 37 vjeçar nga Kumanova. “Ata qe e tradhtuan Grupin e Kumanovës duhet të shkojnë në burg, e jo të bëhen ministra a kryeministra”, thekson ai.

“Maqedonia u zbraz nga shqiptarët, çka na duhet kryeministri”, pyet Eljasi nga Shkupi. Edhe anketa e fundit e institutit amerikan IRI tregon se Ali Ahmeti është larg synimit për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoni, sepse është radhitur pas kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Për momentin në BDI nuk ka reagim zyrtar nëse do të përkrahnin Zijadin Selën si kryeministër të parë shqiptar.

In : Aktuale

Loading...
loading...