Anketa:Ja cila është partia më e votuar tek shqiptarët?!

Anketa e TV Telma dhe Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QMBN) ka nxjerrë të dhëna edhe rreth rejtingut të partive politike. Në pyetjen se nëse në fillim të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe ato parlamentare, ja cilat parti do të marrë më shumë vota, përcjellë INA.
Sipas anketës: LSDM do të fitonte 26.9%, VMRO-DPMNE 21.6%, ndërsa tek partitë shqiptare BDI do të fitonte 7.4%, Aleanca për Shqiptarët 3.1% dhe Lëvizja BESA 2.5%. Përqindja e lartë është e atyre që nuk do të votojnë apo 35.7%.
Sipas anketës sa i përket kandidatëve presidencial, kryeministri Zoran Zaev është kandidati për president që do të merrte më shumë vota në zgjedhjet presidenciale. Sipas kësaj ankete, 12,4% e qytetarëve do ti jepnin votën, ndërsa pas tij radhitet lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 8.2%. Anketa është realizuar nga 7 – 14 dhjetor me 1014 anketues. (INA)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...