Ansambli “Shpresa”-Veleshtë :Bekim Vinca me punën e tij të palodhshme ka lënë gjurmë të pashlyera tek brezi ynë

Ansambli “Shpresa”Veleshtë

Letër Komemorative

E nderuara familje Vinca, të nderuar të pranishëm.
Lajmi i hidhur për humbjen e parakohshme të kryetarit e mbi të gjitha anëtarit të devotshëm të SHKA Shpresa – Veleshtë, z.Bekim Vinca na tronditi dhe na trishtoi të gjithëve, duke na mbushur zemrat plot pezëm dhe dhëmbje. Ne anetarëve, valltarëve, të SHKA Shpresa, por edhe të gjithë atyre që e njohën ketë njeri të mirë dhe të palodhur si anëtar, kryetar pranë kësaj shoqërie kulturore artistike.
Humbja e tij na la pa frymë dhe na trishtoi sepse pranë nesh nuk do të jetë më fizikisht njeriu i sinqertë, i çiltër dhe me zemër të madhe.
E kemi shumë veshtirë të pajtohemi me humbjen e kryetarit dhe shokut tonë, i cili deri dje ishte përkrah nesh i qeshur, vital dhe plot besim për jetën dhe të ardhmen.
Por jeta ka të papriturat e saj me të cilat di të na befasoje pakëndshëm.
Besojmë se Bekim Vinca me veprën, punën e tij të palodhshme pranë kësaj shoqerie ka lënë gjurmë të mira të pashlyera tek brezi ynë dhe brezat që do te vijnë pas.
Bekim Vinca lindi më 10 janar 1974 në Veleshtë, shkollën fillore e mbaroi në Veleshtë dhe të mesmen në Strugë. Në vitin 1990 mori pjesë si anëtar dhe aktor në dramën e parë “Jeta” të autorit Nexhat Mustafa nën regjin e Vahit Nasufit, ku mori pjesë në dy drama. Për herë të parë aktiviteti i tijë ka filluar në këtë shoqëri me këto dy drama.
Në vitin 1992 mer pjesë si valltar në festivalin e parë Këngë Jeho qe u organizua në Strugë, pas këtij viti u radhit menjëherë në kryesin e shoqëris, ku u angazhua në aktivitete të ndryshme ku në vitin 1995 hyri edhe dora profesionale në këtë shoqëri me koreografin z.Avni Ndreu dhe z.Perparim Tomçini.
Gjatë gjithë kësaj periudhe pati një sukses shumë të madh duke marrë pjesë në shumë festivale si ato në Shqipëri, Kosovë dhe ktu, pas këtyre aktiviteve mori pjesë në shumë festivale ndërkombëtare si ato në Turqi, Rumani, Bullgari, Mal të zi dhe diaspor.
Në vitin 2016 u emërua kryetar i SHKA Shpresa ku filloj menjëherë me aktivitete të ndryshme me profesor Dilaver Kryeziun, ku morën pjesë në shumë festivale si ato mbarkombëtare dhe ndërkombëtare.
Vlen të theksohet vlersimi i etnokoreologut prof.Dilaver Kryeziu që ka thënë për kryetarin tonë dhe atë:
Puna e tij shumë vjecare është rrjedhojë e një angazhimi të një dinamike artëdashëse nga njeriu që vuri dhe ruajti vlerat autentike të këtij rajoni apo trevave shqiptarë, ai ishte i palodhshëm, ishte një fanatik i madh i folklorit gjithëkombëtar. Bekim Vinca ishte njohës i mirë i profesionistëve të korografis.StrugaLajm

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Bekim!

In : Aktuale

Loading...
loading...