Anulohet fluturimi i wizzair, udhëtarët bllokohen në Shkup

Qindra udhëtarë janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Kjo për shkak se fluturimi i paraparë për në Malmo të Suedisë, nga kompania WizzAir, është anuluar.

Indeksonline raporton se fluturimi nr. W6 7711 Shkup-Malmo, ishte paraparë të realizohej në ora 19:40.

Fluturimi në fjalë pastaj u shtye deri në ora 20:40, për t’u anuluar pak minuta më herët.

Burime të Indeksonline thonë se udhëtarët që kishin rezervuar këtë fluturim nuk janë njoftuar as për shtyerjen e as për anulimin e tij.StrugaLajm

Madje, për të njëjtin fluturim thuhet të mos ketë pasur fare arsyetim, as nga kompania në fjalë dhe as nga stafi i aeroportit.

Në mesin e qindra udhëtarëve ka fëmijë e pleq, teksa shumica prej tyre janë nga Kosova.

In : Aktuale

Loading...
loading...