Arben Labënishti :SHTETësi për të gjithë është interes i vetë shtetit!

Politika maqedonase, pozitë dhe opozitë, e do shtetin vetëm për vete, ndërsa shqiptarët mund të jenë pjesë e pushtetit me zv./kryeministër i parë, zv./kryeministër, ministër…, edhe ndonjë drejtues në institucionet e tjera, por të prerë sipas shijes dhe kornizës së politikës maqedonase.


Një nga dëshmitë për këtë është edhe privimi dhe refuzimi arbitrar nga ata për t’u dhënë (njohur) shqiptarëve shtetësi.
Këtij diskriminimi opozita politike shqiptare AAA-ASH iu përgjigj me bllokim të parlamentit nëpërmjet mijëra amendamenteve, por e gatshme për të dialoguar me pozitën maqedonase për propozim-ligjin për shtetësinë, të bllokuar nga ata.
Këtë përpjekje serioze të opozitës shqiptare, e cila është e drejtë dhe interes i shqiptareve, por edhe për vetë shtetin, po e dëmtojnë BDI-ja dhe shqiptaret e tjerë pjesë e qeverisë, duke mos i kërkuar llogari dhe mbajtur qëndrim të qartë e të prerë ndaj kryeministrit Zaev (LSDM-së). Me qëndrimin se “…është përgjegjësi e propozuesit që të siguron votat për ta zbatuar politikën…”, ata në një mënyrë e kanë aprovuar bllokimin e këtij propozim-ligji për shtetësinë.
Ndoshta qeveria po përpiqet të propozojë një ligj tjetër për shtetësinë, jo vetëm me qëllim që të perceptohet se ajo po e zgjidh problemin e shtetësisë për qytetarët që s’e gëzojnë atë (të cilin do ta shfrytëzojë si kapital politik të vetin), por edhe me qëllimin që ligji për shtetësinë të mos e ketë nivelin e cilësisë dhe arritjes që e ofron propozim-ligji i opozitës shqiptare.
Rruga e vetme, e cila është garantuese e bashkëjetesës, stabilitetit, paqes dhe progresit politik, ekonomik dhe social në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është ndërtimi i shtetit të përbashkët të të barabartëve.
Opozita shqiptare, AAA-ASH, është përcaktuar qartë dhe po ecën në këtë rrugë e vendosur, me arsyeshmëri, seriozitet dhe vizion.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...