Arben Taravari: BDI mund të organizoj “Party” private

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se, gjithnjë prej BDI-së ka pas tendenca që disa ngjarje ti privatizojnë.
“Unë mendoj se nuk mund ta pranojnë se janë opozitë dhe dalë nga dalë mysafitë te ato të cilët e organizojnë eventin për marrëveshjen e Ohrit. Por sidoqoftë ne nuk mundemi që tua ndalojmë të organizojnë party private apo manifestime private.
Manifestimin shtetëror e oganizojnë partitë të cilët janë në pushtet. Ato janë të mirëseardhur, janë të ftuar dhe duhet ta dijnë se asnjë festë nuk është private apo ngjarje private, por janë festa që i takojnë qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në këtë rastë shqiptarët”, është shprehur Taravari. (INA)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...