BLENDI PETROL
Aktuale

Arben Taravari i kundëpërgjigjet Nevzat Bejtës, ja porosia e shkurtër?/FOTO

“Eshtë qesharake dikush që 11 vite ka qenë pjesë e pandashme me VMRO të bëj akuza”, kjo ka qenë përgjigja e shkurtër e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari lidhur me akuzat e bëra ndaj tij nga kryetari i degës së BDI-së dhe ish-kryetari i komunës, Nevzat Bejta.

Taravari nuk ka dashur të shtojë lidhur me prononcimin e ashpër që Bejta i bëri atij.

Ish Kryetari i Komunës së Gostivarit nga radhët e BDI Nevzat Bejta, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Taravarit duke theksuar se po u ndanë tenderë personave të afërt funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së që kishin tendencë ta vrasin liderin e ASH Zijadin Selës, njofton Medial.mk

“Më datë 14.09.2017, Arben Taravari, i ka ndarë një tender kompanisë “Via Vevçani” – nga Struga me vlerë mbi 370 mijë euro. Kjo kompani është në pronë të personit Xhoko Ugrinovski, i afërt i deputetit të VMRO-DPMNE-së Krsto Mukovski. Ky i fundit në ngjarjen e 27 prillit hapi dyert militantëve të VMRO-DPMNE-së për ta rrahur deri në vdekje liderin e Taravarit dhe liderin e ASH Zijadin Sela”, tha Nevzat Bejta.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button