Arben Taravari: Kërkojmë nga MPB – mos ti mbrojë banditët
Kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot mbajti një konferencë për shtyp në lidhje me incidentin që ndodhi në shkollën e mesme të gjimnazit në Gostivar.
“Në historinë e Gostivarit ,asnjëherë nuk ka ndodhur që militantë partiakë të futen në shkollë dhe të rrahin profesorë. Dhuna ndaj dy profesorëve është ushtruar nga një ish I burgosur apo shofer I Nevzat Bejtës dhe nga djali i drejtorit të shkollës që poashtu njihet si njeri problematik. Ata janë futur në shkollë të armatosur ndërsa e tërë situata ka qenë e orkestruar nga drejtori i shkollës, I cili nga mëngjesi I ka thënë njërit prej profesorëve të rrahur se ,” do ta shikosh sot se cka do të ndodhe”. Ashtu edhe ndodhi, dy profesorët përfunduan me lëndime serioze në neuro-kirurgji në Shkup” , sqaroi kryetari i komunës, Arben Taravari.
Ai kërkoi që Ministria e Arsimit t’ia kthejë kompetencat kryetarit të komunës ndërsa organet kompetente të bëjnë zbardhjen e plotë të rastit dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar.
“ Ne thamë që marrja e ingirencave në arsim do të sjell pasoja dhe ja ku I shohim pasojat. Ne kërkojmë nga Ministri I Arsimit që të na I kthejë kompetencat , të suspendohet drejtori I shkollës së mesme të gjimnazit si orkestrues I këtij sulmi, kërkojmë që Ministria e Arsimit të informojë komunën se cfar hapash janë ndërmarrë për rastin konkret . Ne si komunë kemi formuar komision I cili po merret me hulumtime se përse ka ardhur deri në këtë incident të dhunshëm ndërsa nga MPB kërkojmë që të mos I mbron banditët dhe ta zbardh rastin. Unë jam shumë I sigurt se nëse atë ditë, sulmues do të ishin aktivistë të ASH-së, ata sot do të ishin në burg. Ndërsa dy personat që rrahën profesorët, shëtisin lirshëm dhe u kanosen qytetarëve dhe aktivistëve të tjerë të ASH-së” deklaroi Taravri
Taravari kërkoi gjakftohtësi nga të gjithë qytetarët ndaj provokimeve të këtilla. Ai tha se nuk dëshiron hakmarrje por se insiston që organet kompetente ta kryejnë detyrën në favor të drejtësisë.
“Fatkeqësisht, shteti shpesh ka insistuar që shqiptarët të kenë luftë në mes veti. Unë këtë nuk do ta lejoj. Unë kam kërkuar tolerancë nga të gjithë qytetarët por edhe nga anëtarët e ASH-së që të jenë gjakftohtë ndaj provokimeve të këtilla , me qëllim që organet kompetente t’I zgjidhin këto punë.
Ai tha se do të dëshironte që dega e BDI-së në Gostivar të udhëhiqej nga një njeri meritorë me të cilin do të bashkëpunonin dhe do të ndërtonin strategji të përbashkëta në favor të qytetarëve.