Arben Taravari në Dollogozhdë,Livadhi dhe Labunishtë takim me mbështetësit e Aleancës

U.d Kryetar i Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari, në prezencë të ish Kryetarit të ASH z. Ziadin Sela, deputetit të zonës z. Syrija Rashiti, kryetarit të degës së ASH – Strugë z. Lulzim Nasufi, sekretares së Degës dhe Këshilltarëve të ASH – Strugë, zhvilluan takime me strukturat e Nëndegëve të ASH në Strugë, në Labunishtë, Livadhi dhe Dollogozhdë.
Në takimet në frymën pozitive dhe debatuese me strukturat e nëndegëve, simpatizantët dhe aktivistët e ASH në Strugë, u analizua situata në funksionimin e nëndegëve, aktivitetet rreth platformës politike të ASH në të ardhmen dhe temat aktuale të eurointegrimeve të RMV, funksionimit të shtetit të së drejtës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Të pranishmit shfaqën interes në lidhje me problemet me administratën, shëndetësinë, arsimin, ndryshimet kushtetuese dhe qeverisjen në RMV.
Takimet vazhdojn edhe ditën e nesërme në nëndegët e tjera në Strugë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...