Arben Taravari: Nëse nuk fitojmë më 8 maj, jap dorëheqje, ndryshimi do të ndodhë tek shqiptarët

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka theksuar se nëse nuk fitojnë zgjedhjet parlamentare ai do të dorëhiqet nga kreu partiak.

“Kështu është në të gjithë botën perëndimore, kështu është në të gjitha demokracitë e zhvilluara. Nëse humbisni zgjedhjet, të paktën përballë autoriteteve partiake… edhe pse pati zhvillime të caktuara në vendin tonë, nuk më lejuan bashkëpartiakët ti përfundoja të paktën një palë zgjedhje. Dhe unë u thashë, kërkoj besim nga të gjithë ju. Nëse nuk fitojmë më 8 maj, unë jam këtu për të dhënë dorëheqjen dhe nuk do të kishte asnjë forcë që mund të më ndalonte të jap dorëheqjen nëse do të ishim të bashkuar dhe nuk do të fitonim. Dhe kështu do të fitojmë”, theksoi Taravari.

Ai ka shpalosur sërish kushtet e tij si kandidat për president. “Së pari, do t’u kërkoja politikanëve evropianë garanci se nuk do të ketë kushte të tjera që ne të vazhdojmë rrugën evropiane. Së dyti, do të kërkoja një dinamikë për ndryshimet kushtetuese. Dhe e treta është largimi nga “Ballkani i Hapur”, thotë Arben Taravari, kandidati për president nga koalicioni “VLEN”. (INA)

https://www.slobodnaevropa.mk/embed/player/0/32888025.html?type=video

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka theksuar se nëse nuk fitojnë zgjedhjet parlamentare ai do të dorëhiqet nga kreu partiak.

“Kështu është në të gjithë botën perëndimore, kështu është në të gjitha demokracitë e zhvilluara. Nëse humbisni zgjedhjet, të paktën përballë autoriteteve partiake… edhe pse pati zhvillime të caktuara në vendin tonë, nuk më lejuan bashkëpartiakët ti përfundoja të paktën një palë zgjedhje. Dhe unë u thashë, kërkoj besim nga të gjithë ju. Nëse nuk fitojmë më 8 maj, unë jam këtu për të dhënë dorëheqjen dhe nuk do të kishte asnjë forcë që mund të më ndalonte të jap dorëheqjen nëse do të ishim të bashkuar dhe nuk do të fitonim. Dhe kështu do të fitojmë”, theksoi Taravari.StrugaLajm

Ai ka shpalosur sërish kushtet e tij si kandidat për president. “Së pari, do t’u kërkoja politikanëve evropianë garanci se nuk do të ketë kushte të tjera që ne të vazhdojmë rrugën evropiane. Së dyti, do të kërkoja një dinamikë për ndryshimet kushtetuese. Dhe e treta është largimi nga “Ballkani i Hapur”, thotë Arben Taravari, kandidati për president nga koalicioni “VLEN”. (INA)

https://www.slobodnaevropa.mk/embed/player/0/32888025.html?type=video

In : Aktuale

Loading...
loading...