Arben Taravari thirrje bashkëpartiakëve: Të bashkohemi, në kongresin në shtator

Arben Taravari ka bërë thirrje deri te të gjithë bashkëpartiakët, kolegët dhe bashkëudhëtarët për bashkim, me faktin se në shtator mbahet Kongresi i ASH-së.

“Të dashur bashkëpartiakë, Të nderuar kolegë, Të respektuar bashkudhëtarë! Në shtator do të mbahet Kongresi i ASH-së. Në këtë kohë të jashtëzakonshme për nga rëndësia, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e partisë tonë! Pavarësisht çfarë mund të ketë ndodhur, pavarësisht si keni votuar, ASH-ja ju pret të gjithëve sepse ne jemi partia e lirisë dhe partia e Ndryshimit! Jam krenar për Ju! Ju mirëpresim!”, ka shkruar Taravari.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...