Arben Taravari, vazhdon takimet në Veleshtë,Ladorisht dhe Strugë

Ashtu siç edhe ju paralajmëruam edhe sot U.d Kryetar i Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari, në prezencë të deputetit të zonës z. Syrija Rashiti, kryetarit të degës së ASH – Strugë z. Lulzim Nasufi, sekretares së Degës dhe Këshilltarëve të ASH – Strugë, zhvilluan takime me strukturat e Nëndegëve të ASH në Strugë, në Veleshtë, Ladorisht dhe Strugë.
Në takimet simpatizantët dhe aktivistët e ASH në Strugë, u analizua situata në funksionimin e nëndegëve, aktivitetet rreth platformës politike të ASH në të ardhmen dhe temat aktuale të eurointegrimeve të RMV, funksionimit të shtetit të së drejtës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Të pranishmit shfaqën interes në lidhje me problemet me administratën, shëndetësinë, arsimin, ndryshimet kushtetuese dhe qeverisjen në RMV.
Antarët e nëndegëve dhe simpatizantët përshëndetën inciativën e dëgjimit të qytetarëve, vëretjeve dhe këshillave të qytatarëve ndaj politikave partiake.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...