Ardian Demiri:Ja pse Nikolla Gruevski nuk do të shkojë në burg!
Rasti me dënimin e djeshëm të ish-kryeministrit Gruevski nga ana e Gjyqit Themelor Shkupi I -Shkup me 2 vite burg efektiv, ma hap dilemën për epilogun përfundimtar të këti rasti por edhe të të gjithë proçeseve gjyqësore të ngritura kundër ish- funksionarëve të lart shtetëror të cilat i proçedon në moment PSP-ja,dhe kjo për një arsye të fortë.
Të gjithë ishim dëshmitar që Kryetari i shtetit – Gjorgje Ivanov ne fillim të vitit 2016(12 prill) solli Vendim për Abolimin e një numri të madh funksionarësh (56 në numër)të ish regjimit të VMRO -së,të inkriminuar në përgjimet e “Bombave të Zaevit”. Në këtë listë ishin të gjithë këta të akuzuar që sot i gjykon dhe dënon gjykata penale Shkupi I,në bazë të Akt akuzave të ngritura nga ana e PSP-së.Të gjithë e dimë që më pas në qershor të 2016 pas presionit të madh të publikut presidenti e tërhoqi ose e anuloi këtë vendim – listë.
Rreth 9 muaj më parë,shteti Grek ndaloi dy shtetas maqedonas – Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkoski me akuzën se kanë tentuar të kalojnë kufirin grek me pasaporta të falsifikuara dhe identitet tjetër, e që më vonë doli që këta të dy janë ish-exponentë të lartë të shërbimit sekret maqedonas,për të të cilët PSP-ja ose shteti maqedonas kishte ngritur akuza të rënda për vepra penale që dalin nga përgjimet ilegale ose “Bombat e Zaevit” dhe shteti kishte shpall fletarrest ndërkombëtar për ta.
Si rrjedhojë,Ministria e Drejtësise Maqedonase,kërkoi nga shteti Grek që këta të ndaluar ti dorëzohen shtetit maqedonas sepse kundër tyre në fuqi kishte Akt akuze për disa vepra penale në lidhje me ato që i përmendëm më lart.
Pas kësaj,më datë 18 Maj 2018, Gjyqi Suprem Grek solli vendim me të cilin e refuzoi kërkesën e Ministrisë të Drejtësisë të Maqedonisë për extradimin e dy ish-kundërzbuluesve të lartë të regjimit të kaluar të akuzuar nga PSP-ja për të njëjtat vepra për të cilat akuzohen dhe gjykohen thuajse të gjith ish- funksionarët e regjimit të kaluar të VMRO-së,dhe për njërën nga ato (a.q. TENKU) dje edhe u denua ish-kryemisitri Gruevski.
Arsyetimi i Gjyqit Suprem Grek për vendimin e refuzimit të kërkesës për extradim në Maqedoni për këta dy ish funkcionar të lartë të sigurimit shtetëror (duke ju referuar praktikës gjyqësore ndërkombëtare penale) ishte që këta dy persona kanë qenë në LISTËN E KRYETARIT TË SHTETIT GJORGJE IVANOV PËR ABOLIM, dhe se pamarparasysh faktni që ajo listë më vonë nga ana e Kryetarit të shtetit ishtë tërhekur ose anuluar, sipas të drejtës nderkombëtare penale ajo PRODHON EFEKTE JURIDIKE ABOLIMI , respektivisht ABOLIMI I DHËNË NJË HERË NUK MUNDET TË TËRHIQET MË,ose edhe nëse tërhiqet më vonë ose anulohet (si në rastin e presidentit Ivanov) kjo tërhekje ose anulim nuk prodhon asnjë efekt juridik në të ardhmen.
Kjo mua më bën të mendoj që pas përfundimit të të gjitha proçeseve gjyqësore në të gjitha instancat gjyqësore në Maqedoni kundër këtyre të akuzuar,këto të akuzuar ( ish kryeministri Gruevski, ish shefi i shërbimit sekret Mijallkov, ish ministresha Jankullovska… e shum të tjerë) nëse dënohen me vendime të plotfuqishme dënuese me burg efektiv, Vendimi i datës 18 Maj 2018 i Gjyqit Suprem Grek, hap një shteg të sigurt që këta të akuzuar pasi ti konsumojnë të gjitha mjetet jurike që i kanë në dispozicion sipas ligjit tonë këtu, ti drejtohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strazbur dhe të hapin proces gjyqsor kundër shtetit Maqedonas për shkeljen e të drejtave dhe lirive të parapara me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut sepse faktikisht shteti MAqedonas në rastin konkret do dënonte individë të cilët NJË HERË KANË QENË TË ABOLUAR ose FALUR nga ana e Kryetrait te shtetit Ivanov, dhe për pasojë jo vetëm që do duhet të refuzohen Akt akuzat e ngritura kundër këtyre individëve,por Maqedonia në menyre plotësuese do duhet të pagojë edhe demshpërblim për ata.
Jam i bindur që kjo kështu do ndodh dhe se gjithçka është e planifikuar mirë shumë kohë më parë.