“Arena Kombëtare” krejtësisht i shitur: FSHF bën njoftimin për tifozët shqiptarë që do të ndjekin Shqipëri – Ishujt Faroe


Arena Kombëtare nuk do të ketë asnjë vend të lirë, edhe pse kundërshtari i nesërm është vendi i fundit në grup. Shqipëria është kualifikuar tashmë në Euro 2024 dhe të gjithë duan të bëhen pjesë e festës. Federata Shqiptare e Futbollit në këtë pikë dëshiron të evitojë në maksimum incidentet. Ka ardhur tashmë njoftimi për të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), mbi orarin e hyrjes në stadium.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë. Kjo për të mos krijuar radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë në Arena Kombëtare.StrugaLajm


Federata Shqiptare e Futbollit i falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i japin gjithmonë ekipit Kombëtar. Natyrisht duke shpresuar që edhe këtë herë të fundit për këtë fushatë të jenë zemra e ekipit kuqezi.

In : Aktuale

Loading...
loading...