Arifi: Me 2 duar, 2 këmbë dhe 2 sy, jemi gjithnjë më të fortë!

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi pjesë e takimit të tre liderëve politik shqiptar

Në kuadër të Forumit të Dialogut të Prespës sot janë takuar të tre liderët politik shqiptar në një takim joformal,, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti si dhe kryetari i partisë shqiptare në pushtet Ali Ahmeti.

Pjesë e takimit kanë qenë edhe zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi si dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, raporton Tetova1.StrugaLajm

“Një takim shumë vëllazëror, bashkë me kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti dhe kryetarin Ahmeti! Biseduam për sfidat dhe perspektivat e përbashkëta që kanë vendet tona në rrugën drejt progresit dhe integrimit.Me 2 duar, 2 këmbë dhe 2 sy, jemi gjithnjë më të fortë!” ka shkruajtur Arifi në Facebook.

In : Aktuale

Loading...
loading...