Arjanit Hoxha zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të BESËS

Lëvizja BESA ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë Qendrore të saj, ku është diskutuar për situatën aktuale politike, gjegjësisht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të këtij viti.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është zgjedhur edhe kryetari i shtabit qendror zgjedhor, ku unanimisht u vendos që Arjanit Hoxha të jetë shef i shtabit. Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Hoxha në profilin e tij në Facebook, në të cilin ka shkruar: “Ndihem i nderuar që Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA më ngarkoj me detyrën e organizimit të Shtabit Qendror për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 Prillit. Ju faleminderit për mbështetjen dhe na priftë e mbara. #KohaPërVeprim #meBESË” – ka shkruar Hoxha.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...