Arkëtari i Dializës në Strugë i rriti vetes pagën procedohet nga policia

NjPB- Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.C.(58) nga fshati Draslajcë i Strugës për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. I raportuari në cilësinë e arkëtarit-punonjës në ISHP “Instituti i Nefrologjisë” në Strugë, në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, çdo muaj në shuma të ndryshme në mënyrë të kundërligjshme e ka rritur pagën e tij, me çka ka dëmtuar buxhetin e spitalit, duke përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm. prej 342.317 denarë, njofton zëdhënësi i SPB-së së Ohrit Stefan Dimoski.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...