Arrestime si nëpër filma në Tetovë, i kërkuari për vuajte dënim tenton të ikë nga policia

 Në Tetovë këtë pasdite, policia shkrepi plumba paralajmërues në ajër për të parandaluar arratisjen e një burri 38 vjeçar, gjatë arrestimit të tij për shkak të një urdhri të lëshuar. Sipas SPB Tetovë ngjarja ndodhi në rrugën Jane Sandanski rreth orës 16.Related PostsPri 23, 2020

“Punonjësit e policisë së SPB Tetovë arrestuan VF (37) nga fshati Studenican, pas të cilit ishte lëshuar urdhër arrest për vuajtjen e dënimit me 6 vite burg për krimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Para se të arrestohet, V.F u përpoq të shpëtonte, për shkak të së cilës policia shkrepi plumba paralajmërues në ajër”.

I arrestuari u mbajt në stacionin policor në Tetovë, pas së cilës do të dorëzohet për të vuajtur dënimin në burgun e Shkupit.(koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...