Arrestohen disa persona në Gostivar, Shkup dhe Ohër

Policia e Maqedonisë arrestoi pesë persona, në disa lokacione të ndryshme, nga të cilët katër nga Shkupi dhe një nga Gostivari për shkak se posedonin drogë dhe armë.

Në datën 10.08.2020 në orën 22.10, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup në rr. “Ivan Haxhinikollov” e kanë privuar nga liria D.S.(22) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parshtresë adekuate.

Në datën 10.08.2020 në orën 23.00, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup në rr. “Hristijan Todorovski Karposh” e kanë privuar nga liria R.I.(35) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parshtresë adekuate.StrugaLajm

Në datën 10.08.2020 në orën 22.00 në SPB-Ohër janë arrestuar dhe privuar nga liria D.N.(24) dhe G.L.(26), të dy nga Shkupi. Gjatë tentimit për t’i kontrolluar në afërsi të një fushe sportive në Ohër, ato kanë filluar të ikin nga zyrtarët policorë, pas çka njëri nga ata ka hedhur një paketim me tableta. Të njejtat janë konfiskuar dhe dorëzuar për ekspertizë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rrastit do të ngritet parashtresë adekuate.StrugaLajm

Në datën 10.08.2020 në periudhën prej orës 17.30 deri 18.05, me urdhër të gjykatësit së procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar, është kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera ndihmëse ku jeton K.P.(48) nga Gostivari. Gjatë bastisjes janë gjetur një kuti me fara, më tepër tableta, plumba dhe shtypëse, të cilat janë konfiskuar për ekspertizë. Personi K.P. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme, pas çka do të vijojë parshtresë adekuate, njoftojnë nga policia.

In : Aktuale

Loading...
loading...