Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, kapen me kokainë në vlerë prej 83 mijë eurosh

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi në veturën e tyre u gjet drogë.

Ata u prangosën nga policia federale gjermane dhe ajo holandeze, të enjten e kaluar pasi që dyshohen trafikim të drogës.StrugaLajm

Aksioni u realizua nga një ekip policor ndërkufitar, të cilët kontrolluan dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç.

Të dyshuarit kishin hyrë nga Holanda në autostadën A3 në ish-kalimin kufitar Elten.

Autoritetet kanë arritur të gjejnë dhe sekustrojnë 1.12 kilogramë kokainë, në një qese prej pëlhure poshtë dyshemesë së karriges së pasagjerit.

Personat në fjalë më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në Komisariatin Federal të Policisë Kleve.

In : Aktuale

Loading...
loading...