Arrestohet kosovarja në aeroportin e Ohrit,kapet me pasaportë të tjetërkujt

Një shtetase e Kosovës në aeroportin e Ohrit ka tentuar që me një pasaportë të dikujt tjetër të largohej nga Maqedonia.
Policia njoftoi se dje në orën 19:00 në pikën kufitare të Aeroportit të Ohrit, gjatë kontrollit të pasaportave, oficerët e policisë dyshuan se personi B.R. (55) nga Haraçina e Shkupit ka përdorur një dokument udhëtimi të një personi tjetër. Si rezultat i kësaj janë bërë kontrolle shtesë dhe në bagazhin e saj personal është gjetur letërnjoftimi i saj nga Kosova me emrin S.R.Gruaja është arrestuar dhe po zhvillohet procedurë e mëtejshme

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...