Arrestohet në Qafë Thanë një oficer i lartë i policisë shqiptare

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një oficer të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv transmeton Strugalajm.com , referuar mediave shqiptare.

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh.

I arrestuari është nënkomisari Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë.StrugaLajm

Kundrejt pagesave, dyshohet se Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.StrugaLajm

Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...