Aktuale
Arrestohet në Qafë Thanë shtetasi shqiptar,e kërkon Austria për grabitje
Në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” në hyrje të Republikës së Maqedonisë, shtetasi nga Shqipëria i moshës 41 vjeçare u arrestua më 29 gusht për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpol-Vjenë me qëllim ekstradimit të tij në Austri për kryerjen e veprës penale – “grabitje të armatosur”.
Pas ndalimit ai u soll në Prokurorinë Themelore Publike të Strugës dhe iu dorëzua Gjykatës Themelore në Strugë.
Gjykata urdhëroi një urdhër të ndalimit 30 ditor, pas së cilës ai u dërgua në Institucionin Korrektues “Burgu i Ohrit”.(Strugalajm.com)