Arrestohet në Turqi kosovari që punonte për Mossad-in e Izraelit

facebook sharing button
twitter sharing button
whatsapp sharing button

Policia Turke ka arrestuar një qytetar shqiptar të akuzuar si punonjës i shërbimeve sekret të Izraelit. Sipas Organizatës së Inteligjencës Turke, Liridon Rexhepi i lindur në Kosovë është identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad në Turqi.

Sipas burimeve, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi. Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin inteligjencë mbi Sirinë.

Sipas mediave turke, Rexhepi ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Gjithashtu media turke raporton se ai ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

Policia e ka arrestuar Rexhepin më 30 gusht. Media truke raporton se Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.StrugaLajm

Mediat turke kanë publikuar dhe pamjet e arrestimit të Rexhepit, ku agjentë të shumtë të forcave speciale e shoqërojnë me pranga.

https://geo.dailymotion.com/player.html?video=x952dvw

In : Aktuale

Loading...
loading...