Arrestohet shkupjani dyshohet se ka vjedhur një veturë “Lada Samara” në Strugë

Ministria e Punëve të brendshme njofton se është arrestuar një shkupjan, i cili dyshohet se ka vjedhur një veturë Lada Samara në Strugë, përcjell TV21.

“DPB-Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R. (29) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje e automjetit”. Ai më datë 21.08.2024 ka shfrytëzuar një rast të përshtatshëm që pa autorizim nga një vend parkimi në Strugë, ka marrë automjetin “Lada Samara” në pronësi të E.K. (25). Pas marrjes së masave automjeti është gjetur në Shkup”, thonë nga MPB.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...