Arrestohet shtetasi nga Maqedonia në Tiranë,akuzohet për mashtrim

Janë bërë të shpeshta tashmë rastet kur shtetas të ndryshëm mashtrojnë qytetarët në këmbim të shumave të ndryshme duke iu premtuar vende pune. Një vajzë e re nga Elbasani u arrestua pasi u merrte deri në 2 mijë euro bashkëqytetarëve duke u premtuar vend pune në shtet, por ajo i mbante me mashtrime derisa humbiste kontaktet.

Të shumta janë edhe rastet kur qytetarët mashtrohen gjoja për dokumente apo punësim të rregullt jashtë vendit.StrugaLajm

Me sa duket, kjo skemë e shpeshtë po shfrytëzohet edhe nga persona që vijnë nga jashtë vendit. Një shtetas nga Maqedonia ka arritur të mashtrojë dhjetëra persona në Tiranë. Bëhet fjalë per personin me inicialet I.A. i cili u ka marrë qytetarëve shuma të konsiderueshme prej disa mijëra euro, në këmbim të ‘punëve të mira’ jashtë vendit raporton Java News.StrugaLajm

Por, pasi arriti të mashtrojë dhjetëra qytetarë, ai u ndalua nga policia. 40-vjeçari u shoqërua në komisariat ku u ballafaqua me denoncimet. Tashmë ai do të përballet me akuzën e “mashtrimit”.

In : Aktuale

Loading...
loading...