Arrestohet turku në Kosovë vodhi me mashtrim 2 miliardë dollarë

Është arrestuar në Kosovë themeluesi i kompanisë “Thodex”, Faruk Fatih Ozer, i shpallur në kërkim nga autoritetet turke.

Mediat kosovare raportuan sot se Ozer, “manipuluesi me Kriptovaluta”, Faruk Fatih Ozer nga Turqia u arrestua sot.

Ai kishte themeluar kompaninë “Thedox”, ku bindte njerëzit të investonin te ai e të fitonin më shumë. Por, i vetmi që fitoi ishte ai. Tashmë ai pritet të ekstradohet për në Turqi.StrugaLajm

Ditë më parë mediat turke shkruan se Ozer ishte arratisur për në Shqipëri duke marrë me vete një shumë prej dy miliardë dollarësh.

Ai e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin. Pasi që kohët e fundit investitorët nuk kishin qasje në platformë, prokuroria ndërmori veprim dhe lëshoi një urdhër arresti për të.

Faruk Fatih Ozer po kërkohej me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”, pasi mashtroi rreth 400 mijë qytetarë turq, duke i bindur që të investonin të holla tek ai me pretendimin që do fitonin më shumë.

In : Aktuale

Loading...
loading...