Arsimi jo cilësor është vrasësi kolektiv…!


Savash VELIU

Siç thashë edhe më parë degjenerimi ynë (shqiptarë) vjen nga Arsimimi joadekuat dhe jo cilësor që nuk përkon me kërkesat (rrjedhat) e kohës të imponuar (ushtrohet) me projekte të ndryshme ndërkombëtar që më shumë shtojn huti se dituri.

Ky lloj arsimimë nuk garanton asnjë progress shoqërorë dhe ngritje intelektuale në afatgjatë sepse s’është e brumosur me shtjellatë dhe kërkesat e nënqiellit tonë gjeografiko-mental ngase, Dituria është dashuri dhe dritë dhe vision për një të ardhme më të mirë shoqërorë.

Tek ne (shqiptarët) servohet Arsimimi ku respektivisht duhet vetëm të dëgjosh e të  mos kuptosh, të shikosh e mos të shohësh, të mësosh e të mos mendosh, dhe kështu heshtazi dituria arrihet pa edukim dhe arsimimi pa edukim, një padrejtësi e armatosur.

Sot rinia (shoqëria) jonë është e përqëndruar përball një arsimimi pa ndjenja dhe pa dashuri kolektive konformë individualitetit egocentrik të lënë larg traditave kulturo-shqiptare siç ishinë bujaria, fisnikëria dhe urtësia e mbërthyer nën velon e ngrohtësis Mediterane përplotë natyralitet njerëzor ndaj njëra tjetrës… Natyra e mirë e edukuar është më e vlefshme se dituria, më shumë se paraja, më shumë se nderi, për personin që e posedon atë.

Dituria e veshur me edukatë mbanë njeriun të gjallë edhe pas vdekjes, ndërsa i padituri është i vdekur edhe nëse ecën mbi Tokë, thotë dijetari Hasan el Basriu.

Ky projekt solli virusin e ndjesisë së robit të shoqëruar me injorancë degjeneruese e orientuar drejtë ligësis kolektive.  …‘’Dija është pasaporta jonë për të ardhmen sepse e nesërmja do të jetë zotëruesja e atyre të cilët përgaditen për të që sot”, thotë dijetari Malcolm X.StrugaLajm

Për këtë degjenerim qëllimor fajtorë janë instancat Politiko-Qeveritare e kryesuar nga Akademia e Shkencave përplotë përgjegjësi moralo-institucionale garantueseja për arsimimë të lartë e përgjumur në gjumin dimëror në të katër stinët e vitit, dhe nëse don të njohësh pse vjen bjerrja arsimore atëherë duhet shikuar se çka e përhapi këtë fenomen dekadent në shoqërin njerëzore sot? Kështu nëse do të njohësh dikë atëherë shiko nga vjen ushqimi i servuar në tabak të gatshëm, dhe qasja verbërore ndaj këtyre risive dhe fenomeneve të paqarta i shërbejnë të panjohurës sepse vijnë nga rrethana të dyshimta përplotë rreziqe shkatruese ndaj shoqërisë së shëndosh.

Ndoshta edhe qeveritë tona janë kukulla të oligarkëve të instaluar për të qeverisur kleptomanët si në vendet e dyta dhe treta të edukuar me edukim neokolonialiste të korruptuar për të monopolizuar vendin duke shkatruar në themel shoqërinë e sunduar vetëm nga 5 oligark, i kontroluar nga jashtë. Falimentimi i arsimimitë të mirëfilltë arrihet me nxjerrje të kuadrove të paafta poltronistësh dhe servilësh për të qëndruar vetvetiu në këmbë që e kthen shtetin gradualishtë në protektorat të huaj… Prandaj thuhet se; – Pushtetari matrapazështë ai që fundosë Shtetin!                  

Atëherë, Si e bindni brezin e ardhshëm që arsimimi është çelësi i suksessit, kur ndërkohë jemi të rrethuar prej të diplomuarve të varfër dhe kriminelëve të pasur?

Një shoqëri ku ka arritur niveli i lartë arsimorë të ketë; Pushtetarin udhëheqës të shoqërisë, kurse Dijetarin të jetë udhëheqësi i pushtetarit është ajo shoqëri që është i ngritur mbi drejtësin morale dhe intelektuale. … E kur pushtetari e sundon dijetarin, atëherë dijetari e humb rolin (misionin) e vet në shoqëri atëherë prite rrënimin atij shoqërie.

… Dhe kështu vlerësojm se; Fuqia e edukimit dhe arsimimit të lartë e cilësor sjellë Lirinë e gjithanshme mes njerëzve dhe popujve, prandaj, së pari duhet ndërtuar Moralin shoqëror pastaj ndërtimi i Shtetit të shëndetshëm për shoqërinë!   

In : Aktuale

Loading...
loading...