Arsimitarët të mërzitur : S’ka rroga, s’ka tesha për Bajram

Nuk do të gëzohen fëmijët e arsimtarëve këtë “Kurban Bajram”. Ata do të veshin teshat e Bajramit tjetër shkaku se nuk ka rroga për arsimtarët. Ata nuk do të hanë as mish, sepse sofra e tyre do të jetë vetëm me bukë e kryp. Nga Ministria e Arsimit fajin e hedhin tek Ministria e Financave, ndërsa ajo e e Financave as që merret me problemet e Arsimit.

“Sa u takon rrogave për të punësuarit në arsimin e mesëm rrogat veç më gjenden në llogaritë rrjedhëse të tyre, ndërsa për rrogat e të punësuarit në arsimi fillor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer gjithashtu të gjitha procedurat e nevojshme” thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit.

Edhe pse ky Bajram për arsimtarët do të mbahet mend, nga ministria tallen duke thënë se në të ardhmen nuk do të ketë vonesë, por do të ketë edhe ngritje të pagave për arsimtarët.StrugaLajm

“Sa i takon Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, në kontekst të pagave po bëjmë të gjitha përpjekjet që jo vetëm të mos ketë vonesa por që së shpejti të bëjmë rritjen e pagave për të punësuarit në arsimi fillor dhe të mesëm” thuhet më tej nga Ministria e Arsimit.

Pavarësisht fjalëve boshe nga Ministria, fëmijët e arsimtarëve nuk do të gëzohen.StrugaLajm

Ndryshe edhe këtë vit pritet që të ketë probleme me librat shkollore dhe të jenë ofenduese për shqiptarët. /TS/

 

In : Aktuale

Loading...
loading...