Arsllani:1506 persona deri tani në Maqedoni kanë rezultuar me koronavirus

Sot, në Institutin e Shëndetit Publik janë regjistruar 45 pacientë të shëruar në: Shkup-19, Kumanovë-25, Prilep-1.

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 199 testime, dhe janë konfirmuar 15 raste të reja të COVID-19 edhe atë në: Shkup-2, Kumanovë-7, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1.
Laboratoria e Zhan Mitrevit dorëzoi letër korrigjimi në ISHP për rezultatet pozitive të 3 personave (2 nga Shkupi dhe 1 nga Manastiri) të raportuar më 24 Prill. Të tre janë në fakt negativë, dhe shkaku i gabimit besohet që është kontaminimi i materialit. Për të tre personat, laboratoria në Zhan Mitrev më 25 Prill përsëri ka bërë test kontrolli mbi materialin origjinal, por edhe në brisin e ri u morën rezultate negative, dhe të njëjtët persona janë testuar edhe përmes ISHP-së, edhe ato rezultate janë negative.StrugaLajm

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, sot, për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, në 24 orë, nuk ka asnjë pranim të pacientëve të rinj, pozitivë ose të dyshuar për COVID-19. Në klinikën ndërroi jetë një pacient 61 vjeç nga Struga, me ndërlikime të shumta dhe një formë të rëndë të sëmundjes, i hospitalizuar në spital më24 prill. Të ç’regjistruar janë 8 pacientë të shëruar nga klinika. Për momentin, në klinikën të shtruar janë 39 pacientë, prej të cilëve 20 janë me një formë të rëndë të sëmundjes dhe mbështetje të oksigjenit dhe 1 pacient në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.StrugaLajm

Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë është 1506, numri i pacientëve të shëruar është 852, numri i vdekjeve është 82, dhe për momentrin numri i rasteve aktive në vend është 572.

In : Aktuale

Loading...
loading...