Arsyet pse Rama nuk duroi por rrahu gjoksin për “Shqipen” në Maqedoni

Ka çuditur Edi Rama sot, kur ka rrahur gjoksin pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni. “Pa PS-në nuk do të kishte shqipe në Maqedoni”, tha kryeministri shqiptarë gjatë një takimi të eurosocialistëve të rinj.

Çudia qëndron në fatin se deri tani Edi Rama nuk ka përdorur ditirambet në lidhje me lobimin apo rolin e tij tek shqiptarët matanë kufirit, por sot ai e tha hapur se ka qenë një nga aktorët kryesore që solli që gjërat në Shkup të ndryshonin me 180 gradë.

E në fakt, gjithçka në këtë histori ka vetëm një faktor e ai quhet Zoran Zaev.

Kryeministri aktual i Maqedonisë është shtytësi dhe krijuesi i një klime krejt të ndryshëm në marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Dhe për hir të vërtetës, ai që ka përkrahur Zoran Zaevin që të vijë në qeveri, me aksion të fortë lobimi, në politikën e Tiranës është vetëm Edi Rama.

Pasi dy faktorët e tjerë relevantë politikë të Shqipërisë, PD-ja dhe LSI-ja kanë qenë përkrahës të zellshëm të Nikolla Gruevksit.

Madje gazeta Express e Prishtinës, por që ka mbulim të madh edhe në Tiranë e Maqedoni, e cila është shumë afër Ilir Metës politikisht, doli me qëndrim editorial duke i bërë thirrje Ai Ahmetit që të bëjë aleancë me Nikolla Gruevskin e VRMO-DPMNE-së.

Ndërkaq, qarqe afër opozitës sulmuan egërsisht Zaevin si “njeri i Sorosit”, ndërkohë që ambasadorin amerikan në Maqedoni e vendosën në një linjë me Donald Lu-në në Tiranë si të lidhur me miltimiliarderin që ka themeluar Fondacionin e Shoqërisë së Hapur.

Kur përfunduan zgjedhjet parlamentare në Maqedoni dhe kur u pa që Nikolla Gruevski ka shumicën relative dhe ka nevojë për shqiptarët, Rama bëri një deklaratë zyrtare ku i kërkoi “faktorit shqiptar në Maqedoni të flasë me një zë politik”.StrugaLajm

Ali Ahmeti refuzoi koalicionin me VRMO-në dhe Gruevski dorëzoi mandatin e marrë nga presidenti maqedonas Gjeorgje Ivanov.

Radha i takonte Zaevit, por presidenti i dha dy javë afat për të miratuar nëse kishte numrat.

Pas deklaratës që faktori shqiptar duhet të fliste me një zë, në Tiranë, tek zyra e Ramës mbërritën një nga një të gjithë krerët e partive shqiptare përveç Menduh Thaçit.

Në fund u arrit deklarata e famshme e cila mori emrin “Platforma e Tiranës”. Dokumenti u firmos nga të gjithë dhe Rama e shpalli në Facebook me diçiturën: “Vëllazërisht”! Kjo platformë në krye të herës vendosi si kusht gjuhën shqipe në komunikim zyrtar.StrugaLajm

Por pas miratimit në Tiranë, nisi një sulm i madh nga presidenti i Maqedonisë Ivanov – gjithashtu dhe e Gruevskit – i cili refuzimin për t’i dhënë mandatin Zoran Zaevit e lidhi me “Platformën e Tiranës”, që e cilësoi një dokument që kërkon ndarjen e Maqedonisë. Në Maqedoni nisën protestat e egra dhe ksenofobe kundër shqiptarëve, Ramës, Sorosit dhe ambasadorit amerikan në Shkup.

Rusia për herë të parë zyrtarisht, me anë të Ministrisë së Jashtme dënoi Tiranën zyrtare për “ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë”.

Ajo që ra shumë në sy, madje çuditi jo pak vëzhgues dhe njohës të politikës, ishte se nga asnjë cep i politikës shqiptare përveç Edi Ramës nuk u përkrah “Platforma e Tiranës”.

Madje politikanë si Fatmir Mediu e cilësuan një “gormarllëk për t’u dukur”, thirrjen e partive politike në Tiranë, me arsyetimin se ajo shkaktoi zemërimin e Ivanovit.

A thua se nëse kryeministri shqiptar nuk do të bënte atë që bëri, njeriu i Gruevskit në Presidencën e Shkupit do të jepte mandatin për Zaevin.

Gjithçka kishte një shkak dhe emri ishte “Prokuroria Speciale” që kishte tronditur elitën politike në Shkup. Siç ndodhi në Tiranë me Reformën në Drejtësi.

Situata u agravua deri tek dhuna e 27 prillit dhe atëherë ndërhynë amerikanët që detyruan Ivanovin që të bënte kryeministër Zoran Zaevin, njeriun që e kishte quajtur një “partner të Edi Ramës dhe të George Sorosit”.

Ajo që ndodhi më pas ishte thjesht kronikë. Zoran Zaev, i cili bëri fushatë në qytetet shqiptare, takoi shqiptarët derë më derë dhe mori 70 mijë vota prej tyre. Dhe kështu nisi të zbatonte premtimet e fushatës në kushte pushteti, deri sa erdhëm tek vendimi i para dy ditësh.

Për një farë kohe, që kur Zaev mori qeverinë, Edi Rama nuk foli, nuk shprehu asnjë entuziazëm dhe s’para tregoi ndonjë dashuri ndaj Zaevit, deri sa ata u takuan për herë të parë në Trieste në Samitin e BE-së, vijuar më pas me shkëmbim vizitash të njëpasnjëshme në Tiranë, Shkup, apo Korçë.

Sot Edi Rama nuk duroi dhe e nxori hapur që ai ishte faktori kyç për miratimin e shqipes, normalisht nga ana e Tiranës zyrtare, pasi vetëm ai besoi dhe mbështeti koalicionin e partive shqiptare me Zoran Zaevin. Të tjerët ishin kundër kësaj.

Në këtë rast Rama e fitoi “bastin”, natyrisht me mbështetjen e amerikanëve dhe BE-së…/tesheshi.com/

In : Aktuale

Loading...
loading...